Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një njoftim të shkurtër publik në Facebook, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Vuçiq ka thënë se me Scholz ka biseduar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon si dhe krizën në Ukrainë,
“Fola me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik, situatës në rajon, gjithashtu dhe për krizën në Ukrainë”, ka shkruar Vuçiq.
Një takim me kancelarin gjerman, sot e ka zhvilluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilën kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët në Berlin.
Scholz dhe Kurti kanë shprehur qëndrimet e tyre kryesisht për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë dhe nevojën e një marrëveshjeje përfundimtare për t’i mbyllur çështjet e hapura që dy shtetet kanë ndërmjet vete.