image Vuçiq: Amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë

Politikë

Vuçiq: Amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur faktin se 300 ushtarë të rinj amerikanë po vijnë në Kosovë.

Ai tha se amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake, teksa shtoi se po bëhet presion i veçantë psikologjik mbi serbët e Kosovës.

Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve britanikë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten”, është shprehur Vuçiq në një konferencë për media.

Kujtojmë se presidenti serb gjatë kësaj konference tha se ka marrë një propozim nga Gjermania e Franca ku i është kërkuar që Kosovës t’i lejohet hyrja në çdo organizatë ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/