image Vuçiq: Amerikanët më dëgjuan, larguan nga dokumenti pikën që kërkonte njohje reciproke

Politikë

Vuçiq: Amerikanët më dëgjuan, larguan nga dokumenti pikën që kërkonte njohje reciproke

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ka refuzuar kategorikisht letrën me 16 pika, në një prej të cilave flitej edhe për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë, e cila thotë se iu prezantua në takimin e sotëm në Washington.

Ai thotë se refuzimi i tij u “dëgjua” nga kabineti i presidentit amerikan, Donald Trump, të cilët thotë se e larguan atë pikë nga dokumenti.

“Dokumentin e parë që e kemi marrë kishte titullin ‘Normalizimi ekonomik’. Më pas, nikoqiri na shpërndau një dokument tjetër, në të cilin ne nuk kishim qasje më herët. Ajo letër ishte e tmerrshme, i kishte 15 apo 16 pika, e njëra prej tyre fliste për njohje reciproke. Unë e refuzova këtë. Ky nuk është kurrfarë lajmi, gjëja e vetme ishte se ne thamë që kjo nuk ka nevojë të qëndrojë në një dokument për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan fer dhe dëgjuan. Në dokumentet tjera, kjo pikë më nuk ishte”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Hotin me ndërmjetësimin e SHBA-së, përcjellin mediat serbe./Gazeta Sinjali/