Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, para mediave serbe ka dhënë detaje nga dialogu.
Vuçiq ka theksuar se i është dashur t’i kundërpërgjigjet Hotit 20 herë, kur ky i fundit ka thënë “dy shtetet”.
Presidenti serb ka thënë se 20 herë i është kundërpërgjigjur Hotit duke i thënë “një shtet dhe një provincë autonome”.
Vuçiq ka thënë se populli serb duhet të qëndroj i qetë pasi në Bruksel është luftuar për interesin e Serbisë dhe se Beogradi zyrtar nuk nënshtrohet.
Ai është shprehur se Serbia duhet të marrë pjesë në negociata, përndryshe do të izolohet nga bota.
“Ju mendoni se është kënaqësi për ne të jemi këtu. Unë e kam refleksin e Pavlovit sa herë që vij këtu. Jam i lodhur duke dëgjuar Hotin se si kosovarët janë viktima dhe ne jemi zuzarët. Por duhet të jesh i fortë dhe shumë i fortë”, ka thënë Vuçiq./ Gazeta Sinjali/