Raportohet se pas të shtënave me armë ka mbetur i vrarë pronari i një televizioni në Lezhë.
Kastriot Reci i cili ishte pronar i televizionit lokal “Media Plus” në Lezhë, nuk mundi ti mbijetoje plageve të marra nga arma e zjarrit duke gjetur vdekjen.
Dy vite më parë Reçi kishte humbur edhe vëllain e tij. Gasper Reçi u vra në Romë të Italisë.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteve./Gazeta Sinjali/