image Vritet polici në Shqipëri gjatë aksionit antidrogë/ FOTO

Shqipëri

Vritet polici në Shqipëri gjatë aksionit antidrogë/ FOTO

news image

Një oficer i Krimeve ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë që janë dëgjuar pak minuta më parë në Lezhë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se polici i identifikuar si Saimir Hoxha, 44 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital, raporton TCH.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./GazetaSinjali/