Një qytetar amerikan është vrarë në Ukrainë, pas një sulmi me artileri të rënda nga forcat ruse në qytetin Chernivil.
Kështu ka njoftuar Departamenti i Shtetit amerikan.
“Mund ta konfirmojmë vdekjen e një qytetari amerikan me 17 mars”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e tyre. Për shkak të respektit për familjen gjatë kësaj kohe të rëndë, nuk kemi më shumë komente”, ka thënë ai.
Qytetari i vrarë quhet James Whitney Hill, ka raportuar New York Times.
Ai kishte udhëtuar drejt Ukrainës në dhjetor me partnerin e tij ukrainase, që ajo të trajtohej në një spital lokal për sëmundjen e sklerozës multiple.
Në javët e fundit, Hill kishte shkruar për situatën e krizës në Ukrainë.
“Për çdo ditë, njerëzit po vriten duke tentuar që të ikin. Bombat bien çdo natë, pra rrezik në dy anët”, kishte shkruar ai në Facebook. /GazetaSinjali/