Një zyrtar policor është vrarë sot me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e vonshme të së premtes.
Të njëjtat burime i thanë Sinjalit se zyrtari policor është dërguar në Emergjencë por nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.