Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagour, mbrëmjen e sotme gjatë një atentati me armë zjarri në Peqin.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylifi , 23-vjeç. Ndërkohë ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet./Gazeta Sinjali/