Ka vdekur në spitalin e Fierit 46-vjeçari që mbeti i plagosur mesditën e sotme në fshatin Kasnic të Patosit.
Policia njoftoi më herët se ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa dha detaje për ngjarjen.
“A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, për motive të dobëta qëlloi me thikë shtetasin P.S., 46 vjeç, goditje që rezultoi fatale”, njoftoi policia.
Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz”, por më pas u arrestua në flagrancë në fshatin Drizarë, Mallakastër./Gazeta Sinjali/