Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në banesën e saj në Pavia, Itali.
Viktima është identifikuar si Anila Ruci dhe sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vrasje.
38-vjeçarja e cila kishte rreth një vit që jetonte në atë banesë, dyshohet se është goditur me thikë, ndërsa nuk dihet autori/ët.
Jashtë shtëpisë së viktimës ndodhej vëllai i saj, i cili po ashtu është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Zona ku ka ndodhur vrasja është e rrethuar dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen./abcnews.al