Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e sotme në Athinë.
Ai është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në bark.
Siç shkruajnë mediat greke, viktima në momentin e atentatit ishte duke qëndruar në një kafene.
Ai ishte dërguar në spital me shpejtësi, por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra. /GazetaSinjali/