Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.
Policia bën me dije se është gjetur i pajetë një shtetas, rreth 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar.
Nisur nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë ka dyshime se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është zhvendosur në afërsi të lumit Shkumbin, zonë e pamonitoruar nga kamerat dhe ndriçimi.
Sipas këqyrjes paraprake, hetuesit kanë dyshime se viktima mund të jetë zhvendosur nga autori/autorët mbrëmjen e djeshme, raporton euronews.al.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë./GazetaSinjali/