image Vritet edhe një udhëheqës tjetër i ushtrisë ruse

Botë

Vritet edhe një udhëheqës tjetër i ushtrisë ruse

news image

Një toger ushtarak rus u vra në qytetin ukrainas të Chernobayevka pas një sulmi artilerie, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook.

Në postim, thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordvichev, komandanti i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse ka vdekur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Në përditësimin e tyre të përditshëm, shtuan gjithashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por se trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy.

/GazetaSinjali/