image Vritet biznesmeni kosovar dhe plagoset baxhanaku i tij në Novi Pazar

Rajon

Vritet biznesmeni kosovar dhe plagoset baxhanaku i tij në Novi Pazar

news image

Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë për transportin e mallrave dhe udhëtarëve “Selo Tours” është vrarë sonte në Novi Pazar, rreth orës 19:00.

Siç raportojnë mediat në Serbi, në vendngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se është burri i motrës së gruas (baxhanaku) së Selajdinit.

Gjendja e të plagosurit raportohet se është stabile.

Ai u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Novi Pazarit për shkak të plagëve të marra gjatë të shtënave.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, transmeton Gazeta Sinjali.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty./Gazeta Sinjali/