Një zyrtar policor në Shqipëri është vrarë aksidentalisht me armë nga djali i tij 7-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 në rrugën “Shyqyri Brari” pranë Kopshtit Zoologjik.
“Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSh-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe ku edhe po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.