image Vritet 25-vjeçari shqiptar në Britani të Madhe, arrestohen pesë persona

Botë

Vritet 25-vjeçari shqiptar në Britani të Madhe, arrestohen pesë persona

news image

Një 25-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Britani të Madhe.

Bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, i cili u vra mëngjesin e së shtunës, më 4 dhjetor, në Kent, raporton ReportTv.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, dy të dyshuar dhe tre bashkëpunëtorë.

Autoritetet britanike njoftuan se viktima kishte plagë të shumta në trup.

Për ngjarjen janë njoftuar të afërmit e viktimës, ndërsa në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhet ngushëlluese për 25-vjeçarin shqiptar, shkruan Kentonline.

Të dyshuar për vrasjen e shqiptarit janë dy të rinj, Ciaran Stewart, 18 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.

Oficerët e policisë po ashtu si bashkëpunëtorë i kanë arrestuar edhe Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç.

28-vjeçari Turner akuzohet edhe për shitje të lëndëve narkotike.

Hetimet po vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë./GazetaSinjali/