Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Mendoza të Hondurasit, ku një grup prej 20 personave të armatosur me armë të rënda automatike janë futur në ndërtesën e gjykatës ku mbahej shefi i tyre dhe kanë qëlluar për vdekje katër policë.
E gjitha është bërë për të liruar liderin e bandës MS-13, Alexander “El Porky” Mendoza në Honduras.
Ndërkohë në kamerat e sigurisë janë publikuar edhe videot dhe momentet e luftës së grupit të armatosur me policinë. Ata ishin veshur me uniforma të kamufluara të policisë duke shkaktuar konfuzion tek të tjerët.
Mendoza ishte dënuar me 20 vite burgim në vitin 2015, për vrasjen e dy prokurorëve, ndërsa ai në ato momente po transportohej drejt sallës së gjyqit për një seancë dëgjimore.
Presidenti i vendit Juan Orlando Hernandez, ka ofruar një shpërblim prej dy milionë lempiras (62 mijë funte) për informacione që do të ndihmonin në kapjen e Mendozas. /Gazeta Sinjali/