image Vriten dy mësues dhe një nxënës nga sulmet në shkollat e Sirisë

Botë

Botë/ Vriten dy mësues dhe një nxënës nga sulmet në shkollat e Sirisë

news image

Së paku katër civilë, përfshirë një nxënës dhe dy mësues, janë vrarë gjatë sulmeve në katër shkolla të provincës veriore të Idlibit. Lajmin e bëri të ditur një grup i mbrojtjes civile.

Forcat e regjimit sirian, të përkrahura nga Irani, i kryen disa sulme në qendër të Idlibit, ku për shënjestër ishin katër shkolla, raporton “Anadolu”.

Së paku 12 civilë të tjerë u lënduan gjatë sulmeve, tha grupi “Helmetat e Bardha”.

Që nga marrëveshja e shtatorit të vitit 2018 mes Moskës dhe Ankarasë për ndalimin e dhunës në të ashtuquajturën zonë sigurie, mbi 1300 civilë janë vrarë në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe ofensivës së ashpër nga forcat ruse e siriane, më shumë se një milion civilë janë nisur drejt zonave kufitare me Turqinë për të gjetur strehë më të sigurt.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Turqia i ka strehuar rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo shtet tjetër.