25-vjeçari shqiptar, Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij Krisjana Brakaj në Greqi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Shpeshherë ai bënte shkrime kushtuar dashurisë apo vuajtjeve që vijnë prej saj.
Taja kishte bërë një status në rrjete sociale pasi t’i merrte jetën bashkëjetueses së tij, Krisjana Brakaj. “Kisha një dobësi, dashurova”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.
Në një tjetër postim ai flet për shikimin që sipas tij, kush është “bosh”, parashikon hakmarrje. Në dy postime të tjera, shqiptari flet për një histori të së shkuarës, ndarjen nga një person që kishte dashuruar.
Nuk dihet nëse këto postime kishin lidhje me Krisjanën që vrau, por para efektivëve, ai është shprehur se krimin e ka kryer pasi ishte shumë xheloz për 19-vjeçaren.
Mediat greke raportojnë se ai qëlloi të dashurën dy herë me armë dhe më pas rrëfeu krimin në polici. Siç ka rrëfyer vetë shqiptari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vrarë. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut.
I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.