image Vrasjet e grave, Osmani i quan urgjencë kombëtare

Drejtësi

Vrasjet e grave, Osmani i quan urgjencë kombëtare

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takimin e thirrur me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, e ka quajtur urgjencë kombëtare situatën e krijuar të cilën e ka konsideruar si epidemi e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Osmani ka deklaruar se janë disa raste të vrasjes së grave që mund të parandaloheshin si është rasti i Diana Kastratit, Sabile Mavroqanit, Valbona e Klara Ndrecaj, e po ashtu edhe rasti i fundit i Hamide Magashit.

“Unë e konsideroj këtë takim si të jashtëzakonshëm, edhe pse edhe vet plani ynë për takimin e dhjetorit në po këtë përbërje është paraparë që t’i kushtohet pikërisht rritjes së epidemisë së dhunës ndaj vajzave dhe grave, për shkak se siç e dini kohëve të fundit e gjithë shoqëria jonë është tronditur me një situatë jashtëzakonisht serioze që ka të bëjë me vrasjet ndaj grave, por edhe sa i përket dhunimeve seksuale. Përfshirë dhunimet seksuale ndaj të miturave.

Qëllimi ka qenë që të mblidhemi në këtë fundvit që secili prej nesh, secili institucion të jap imputin e vet, të shohim ku janë bërë gabimet, si mund të përmirësohen ato dhe si mos të përsëriten më, në mënyrë që të ndërmarrim veprime konkrete në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të qytetarëve tanë”, ka shtuar Osmani.

Po ashtu e para e shtetit dha shifra për rastet e dhunës e të cilat nuk janë trajtuar në formë profesionale.

Në këtë takim nuk po marrim pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë si gjyqtarë e prokurorë, megjithëse sipas Osmanit kishin konfirmuar pjesëmarrjen prandaj këtë veprim e quajti si të papranueshme këtë sjellje, ndërkohë që përmendi se Lista Serbe bojkoton vendin por ata nuk duhet të merren si shembull.

Pjesë e këtij takimi është kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ushtruesja e detyrës së Ministrës së Shëndetësisë, Dafina Gexha, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i takimit është dalja me rekomandime për veprime konkrete të parandalimit të këtyre rasteve.

Takimi është me dyer të mbyllura, dhe nuk ka prononcime pas përfundimit të tij.

/GazetaSinjali/