image Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Siguri

Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

news image

Një person është lënduar pasi u qëllua me armë zjarri nga një i dyshuar në mëngjesin e 30 marsit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari ka shtënë në drejtim të viktimës, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete.

Sinjali mëson se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Sipas të njëjtave burime, në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar disa gëzhoja të armës.

Lidhur me këtë ngjarje, është hapur rasti si “vrasje në tentativë”.

/GazetaSinjali