Një person është arrestuar dje në rrugën “Isuf Sokoli” në Prishtinë, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër dhe më pas ka shtënë me armë zjarri.
Rasti në Policinë e Kosovës është hapur si “vrasje në tentativë”.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.