image Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Siguri

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona

news image

Një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovë në njoftimin e bërë për media ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar një djalë dhe një vajzë brenda një lokali.

Nga të dyshuarit policia ka konfiskuar një pistoletë me leje dhe 12 fishek, si dhe një pistoletë plastike.

Tutje raportohet se viktimat dhe të dyshuarit kishin pasur problem edhe më herët në mes vete.

Pas sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/