image Vrasje në tentativë në Zubin Potok: Policia e gjen të përgjakur një person, dy të arrestuar

Siguri

Vrasje në tentativë në Zubin Potok: Policia e gjen të përgjakur një person, dy të arrestuar

news image

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Bregu i Madh në Zubin Potok, ku një person është gjetur i mbuluar në gjak si pasojë e lëndimeve të marra nga therja me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitë policore kishin gjetur viktimën në vendin ku banon bashkë me dy persona tjerë, të cilët dyshohej se ishin në gjendje të dehur.

Viktima është dërguar me urgjencë në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Burri dhe gruaja të dyshuar për rastin, pos tjerash iu nënshtruan edhe testit për alkool.

Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar që dy të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Por Sinjali mëson se pas mbledhjes së informacioneve të reja, Prokurori ka ricilësuar veprën nga ‘Lëndim i rëndë trupor’ në ‘Vrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/