image Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe grabitje

Siguri

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe grabitje

news image

Një shtetas kosovar i kërkuar me letërarrestim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania në Kosovë, pas koordinimit ndërmjet autoriteteve kosovare dhe atyre gjermane, raporton Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila njoftoi se ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vrasje në tentativë dhe Grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/