Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:55 ka arrestuar një 22-vjeçar me inicialet F.N. në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë 30-vjeçarin me inicialet T.D., shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur afër pompës së benzinës ‘’Vata petrol’’ në fshatin Vatë të Kaçanikut. Ndërkaq shkak i këtij incidenti ishte një mosmarrëveshje që viktima dhe i dyshuari kishin pasur rreth dy javë më parë në fshatin Vatë
“I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.
Ndërkaq rasti në polici po hetohet si “Vrasje në tentativë”.