image Vrasje në tentativë në Istog, policia jep detaje

Siguri

Siguri/ Vrasje në tentativë në Istog, policia jep detaje

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat me armë ka mbetur i lënduar një person i gjinisë mashkullore.

Poashtu në vendngjarje janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së viktimës.

“Viktima dyshohet se ka pësuar plagë në pjesën e qafës nga arma e zjarrit. Poashtu nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar si dhe është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur.

“Arma me të cilën dyshohet se është përdoruar në rast është gjetur në veturën e të dyshuarit dhe është sekuestruar si provë me të cilën mendohet se është kryer vepra”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. /Gazeta Sinjali/