image Vrasja në tentativë në Deçan/ Çka konfiskoi policia?

Siguri

Vrasja në tentativë në Deçan/ Çka konfiskoi policia?

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar se një person ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast ka plagosur një person. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.

Përmes raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se lidhur me rastin, është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar dje me spitalin e Pejës, të cilët kanë thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Personi i plagosur është pranuar në Spitalin e Pejës, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar në repartin ortopedik në spital”, ka thënë zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.

/GazetaSinjali/