Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje në lagjen “Skënder Libohova”, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është 35-vjeçari Besnik Hida, i cili u ekzekutua teksa pinte kafe i vetëm në katin e dytë të një lokali.
Dyshohet se viktima është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, ç’ka nuk i ka lënë mundësi shpëtimi.
Autorët e dyshuar, dyshohet dy, kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me shpejtësi nëpër rrugica me një automjet.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë, si dhe për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.