Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë, ku i vdekur ka mbetur Enver Borici 42 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri në Lushnjë. Enver Borici ish anëtar i bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 42 vjeçarit.
Enver Borici është vëllai i Arben Boriçit u cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës. /Gazeta Sinjali/