Mesditën e sotme një krim i rëndë tronditi qytezën e Patosit në Fier.
Pas një sherri brenda poliklinikës së Patosit, Martin Skëndaj, i cili mësohet se është me profesion gardian në burgun e Fierit, qëlloi me armë ndaj Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.
Kapaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Manol Rrapaj u dërgua me urgjencë në spital pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj si dhe sekuestroi armën e zjarrit.
Të dy viktimat janë nga Patosi.
Informacioni policor:
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
E.K, ka ndërruar jete në vendngjarje.
M. R, i plagosuri, ndërroi jete ne spital.
Të dy janë nga Patosi.
Elis Kapaj, 22 vjeç, banues në Kashisht, Patos.
Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Kuqa