image Vrasja në tentativë në Mitrovicë/ Një person dërgohet në QKUK, i dyshuari arrestohet

Siguri

Vrasja në tentativë në Mitrovicë/ Një person dërgohet në QKUK, i dyshuari arrestohet

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku u lënduan tre persona.

Lidhur me këtë ngjarje, Sinjali mëson se është arrestuar i dyshuari për këtë rast që është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 19:30, me ç’rast një person u lëndua nga thika, i cili më pas u dërgua në QKUK për trajtim.

Përveç tij, burimet e Sinjalit njoftojnë se lëndime nga mjete të forta kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.

I dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

/GazetaSinjali/