image Theu derën e banesës në veri të Mitrovicës, Policia e gjen të fshehur në tavanin e ndërtesës

Sinjalizime

Theu derën e banesës në veri të Mitrovicës, Policia e gjen të fshehur në tavanin e ndërtesës

news image

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 21 majit në Mitrovicën e Veriut, ku një person dyshohet se ka dëmtuar derën e një banese dhe më pas është fshehur në tavanin e ndërtesës kolektive, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka pranuar informatën rreth orës 22:30 për thyerjen e derës së një banese në rrugën “Mbreti Petër”.

Patrulla policore dhe hetuesi kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar dy dëshmitarë që po mbikëqyrnin banesën, pasi pronari i saj ndodhet aktualisht në Serbi.

Sipas dëshmitarëve, pas kontrollit të brendshëm nuk ishte vërejtur se mungonte ndonjë send.

Megjithatë, gjatë ekzaminimit të ndërtesës kolektive, Policia ka zbuluar një person të fshehur në pjesën e kulmit/tavanit të objektit.

I dyshuari, Dejan Gvozdovic, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/