image Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

Siguri

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 22 qershor, rreth orës 01:35, në rrugën “Adem Voca”.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesja ka deklaruar se, pas një mosmarrëveshjeje të vjetër, është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

E dyshuara dyshohet se e ka goditur viktimën me grushte në kokë dhe shpinë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me rekomandim të të cilit rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/