Ky është Arben Spasolli, personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Mitrovicë.
Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, ai dyshohet se ka sulmuar me thikë dy persona në rrugën “Adem Voca”, ku si pasojë humbi jetën Erduan Ibrahimi, ndërsa u plagos edhe Shaban Ibrahimi.
Viktima kishte pësuar plagë të rënda në fyt dhe u dërgua në Spitalin Rajonal, por nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve. Personi tjetër i plagosur është transferuar në QKUK në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar hetuesit rajonalë dhe ekipet e kriminalistikës, të cilat kanë sekuestruar edhe thikën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!