image Përleshje me thika në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Siguri

Përleshje me thika në Mitrovicë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë), ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/