image Vrasja në Shqipëri, kunati i hyri me forcë në banesë dhe e mbyti në sy të vajzës dhe nënës

Rajon

Detaje/ Vrasja në Shqipëri, kunati i hyri me forcë në banesë dhe e mbyti në sy të vajzës dhe nënës

news image

Janë ndriçuar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Paskuqan të Shqipërisë. Erdet Çapoku kishte patur prej kohësh konflikte me kunatën e tij, Enkelejda Çapoku.

Sipas ‘News 24’, viktima e kishte denoncuar 6 muaj më parë autorin në komisariatin e Kamzës, pasi e përndiqte dhe e filmonte ngado që shkonte bashkë me vajzën e saj 18-vjeçare.

Për këtë arsye, ajo kishte marrë urdhër mbrojtje prej autorit, i cili mbrëmë ka hyrë në banesën e saj me forcë dhe e ka goditur me thikë dhe sende të forta në trup, në sy të nënës dhe të bijës, duke e lënë të vdekur në vend.

Gruaja jetonte pranë familjes së saj në një pallat në katin e dytë në Paskuqan, pasi i shoqi ishte dënuar prej disa vitesh për drogë. Enkelejda punonte me vajzën në një fabrikë këpucësh, ndërkohë autori njihej në zonë si përdorues alkooli.