Gazeta Sinjali ka raportuar se ka ndodhur një vrasje në Dardani të Prishtinës. Mësohet se vrasja ka ndodhur brenda veturës, ku i dyshuari ka shtënë nga mbrapa.
Sinjali merr vesh se i dyshuari dhe viktima janë të nacionalitetit turk ndërsa dyshohet se ndërmjet vete janë shokë.
Siç ka njoftuar policia, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.
Në vendin e ngjarjes shihet se kanë arritur edhe ekipe nga forenzika.