image Vrasja në Gushtericë të Poshtme, ky është personi që u vra nga zyrtari policor - Sinjali

Vrasja në Gushtericë të Poshtme, ky është personi që u vra nga zyrtari policor

news image

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një vrasje në Gushtericë të Poshtme.

Në këtë fshatë ndodhi një ngjarje e rëndë ku një person ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.

Gazeta Sinjali mëson se motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me pronë.

Tutje Sinjali mëson nga burimet, se viktima është Dragisha Shubariq i moshës rreth 70 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje si dhe zyrtari policor i dyshuar është arrestuar.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/ 


Shpërndaje artikullin