image Vrasja në Batllavë/ Dëshmitarja: I dyshuari me tha "ia mora jetën se e kishte kërkuar që moti"

Siguri

Vrasja në Batllavë/ Dëshmitarja: I dyshuari me tha “ia mora jetën se e kishte kërkuar që moti”

news image

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës, ka folur një grua e cila ka qenë dëshmitare e rastit.

Ajo tha se i dyshuari i kishte thënë asaj, se e kishte vrarë viktimën sepse e kishte kërkuar që moti.

“I thashë: Çka ka ndodhur. Më tha: E vrava. E pyeta: Pse? Më tha se moti e ka kërkuar”.

Dëshmitarja thotë se nuk e kishte parë viktimën, por vetëm autorin, i cili me armë në dorë ecte drejt automjetit të tij.

“Jo, nuk e kam parë atë personin me biçikletë, por vetëm autorin e vrasjes. Ai me armë në dorë shkonte në drejtim të automjetit”, tha ajo për Klan Kosova.

Gruaja tregon se si kishte dëgjuar krismën e armës.

“Jam zgjuar në mëngjes. E kam bërë gati kafen, jam ulur ta pijë dhe e kam dëgjuar një krismë. E kam hapur dritaren dhe jam dal, e kam parë matanë urës një biçikletë që është rrëzuar. Prita që po del personi i cili ka qenë me atë biçikletë, por doli ai i cili e ka vrarë”, u shpreh ajo./GazetaSinjali/