image Vrasja me sëpatë që tronditi vendin/ Psikologu Uka: E tmerrshme sa vajza e gra nuk shohin kurrë dritën me sy

Siguri

Vrasja me sëpatë që tronditi vendin/ Psikologu Uka: E tmerrshme sa vajza e gra nuk shohin kurrë dritën me sy

news image

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Arsimtarja e Gjeografisë në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë, Sadije Miftari-Godeni të premten e 25 nëntorit është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti i saj Izet Godeni, i cili i mori jetën me sëpatë duke e ndarë kështu nga jeta, familja e më të dashurit e saj. Ky krim i rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre në lagjen “Tophane” në Prishtinë, pas së cilës 70 vjeçari Godeni u dorëzua në polici.

Në lidhje me këtë ngjarje psikologu Fitim Uka në një prononcim për Sinjalin theksoi se rastet e tilla e shpërfaqin edhe më shumë sigurinë e brishtë të grave në Kosovë dhe nga kjo thekson se mund të ketë një numër të madh të rasteve të dhunës.

“Ngjarja e tillë e shpërfaq edhe një herë tjetër sigurinë e brishtë të grave në Kosovë. Është e tmerrshme ajo çfarë kemi parë. Përndryshe, ajo çfarë më bën të mendoj  nga ky rast është se sa e sa vajza e gra  të tjera i ekspozohen dhunës psikologjike, e më pas edhe asaj fizike, shtypen dhe torturohen në mjediset e tyre shtëpiake dhe potenciali i tyre nuk e sheh kurrë dritën”, u shpreh Uka për Sinajlin.

Uka mes tjerash u bëri apel të gjitha vajzave dhe grave që t’i lajmërojnë në Polici rastet e dhunës pa u bërë vonë.

“Bëj apel që edhe dhuna psikologjike të raportohet, gratë dhe vajzat të mos tolerojnë asnjë lloj dhune, por ta raportojnë atë pa u bërë vonë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/