image Vrasja e policit në Prishtinë/ Forca të shtuara të Policisë në oborrin e QKUK-së

Siguri

Vrasja e policit në Prishtinë/ Forca të shtuara të Policisë në oborrin e QKUK-së

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen e zyrtarit policor Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës. Polici Lirim Haxholli humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit, e cila dyshohet se u shkrep nga kolegu i tij.

Lirimi u dërgua në Emergjencë, por nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë në oborrin e QKUK-së aktualisht ka disa njësi të Policisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i ndiqni më poshtë:


Sipas burimeve të Sinjalit gjithçka ndodhi në një villë të Zllatarit, ku rreth 15 policë u mbledhën për të festuar për qejf. 

Festa u kthye në tragjedi, ku pas përfundimit të ndejës njërit nga zyrtarët policorë dyshohet se i shkrep arma e zjarrit dhe plagos policin Haxholli. 

GazetaSinjali/