Sot ka ndodhur një tragjedi e rëndë sepse një nxënës 14 vjeçar ka vdekur pasi është therur me thikë, në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Nagavci tha se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë.
“Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata, t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë, të kujdesemi për sigurinë e fëmijëve sot e gjenerat që po krijojmë”, thotë Nagavci.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës bashkë me organet e sigurisë janë duke punuar që të krijohet sa më shumë siguri për fëmijët në shkollë e në rrugë.
“Puna jonë në këtë drejtim synon mekanizma koordinues funksional në nivel qendror, komunal e në nivel shkolle; sistem funksional të paralajmërimit të hershëm të braktisjes, parandalim të dhunës dhe dukurive negative; vetëdije të ngritur të institucioneve shkollore e komunale për adresimin sistemor të problemeve që e sfidojnë zhvillimin e fëmijëve; rritje e cilësisë së të dhënave për fëmijët braktisës, ata që janë në rrezik për braktisje, etj”, ka shkruar ministrja Nagavci.
Policia e Kosovës ende nuk ka arritur që ta arrestoj dorasin dhe shkaqet ende janë të paqarta se pse ndodhi ky rast.