image "Vrasja e gruas në Gostivar ndodhi për 1500 euro"

Rajon

“Vrasja e gruas në Gostivar ndodhi për 1500 euro”

news image

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2 personave të tjerë, që janë djali i së ndjerës dhe nusja e shtëpisë, ku për momentin ndodhen të shtruar spitalin e Shkupit në gjendje të rëndë, ka ardhur si pasojë e një grindjeje për një borxh prej 1 500 eurosh.

Personi i dyshuar që ka vrarë të moshuarën dhe ka plagosur dy të tjerët, i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin. Borxhi i mbetur ishte 1 500 euro, edhe pse pretendohet se borxhi prej 1 500 eurove ishte shlyer, agresori pretendonte se ajo shumë ishte me kamatë dhe pretendonte të merrte edhe shumën e kamatës nga çifti, shumë që kishte shkuar, sipas informacioneve të marra në vendngjarje, në 20 000 euro.

Alsat mëson se çështja kishte shkuar në gjykatë por mosmarrëveshja ishte në shqyrtim e sipër. Ndërsa mëngjesin e sotëm i dyshuari i krimit rreth orës 4 të mëngjesit ishte paraqitur sërish në banesën e çiftit për t’u kërkuar edhe një herë paratë e pretenduara nga kamata. Në banesë në ato momente ndodheshin vjerra dhe e reja e saj, ndërsa djali ndodhej jashtë banesës. I dyshuari fillimisht ka sulmuar plakën 76-vjeçare me të paktën 20 goditje me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur rëndë po me thikë nusen e shtëpisë. Në ato momente është kthyer edhe djali në shtëpi por edhe ai është sulmuar me të njëjtën thikë dhe ai është plagosur rëndë. Nga të bërtiturat dhe ulërimat që janë dëgjuar në zonë komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Me të shkuar policia në vendngjarje agresori ka tentuar të largohet por është kapur një orë më pas prej saj, rreth orës 5 të mëngjesit në qytetin e Gostivarit. Kujtojmë se 76-vjeçarja nuk jetonte me çiftin por kishte qenë mysafirë në shtëpinë e çiftit.

Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve, nuk jep detaje për identitetin e tij.