image Vrasja e dyfishtë në Fier, çfarë kishte ndodhur tri ditë para krimit

Rajon

Rajon/ Vrasja e dyfishtë në Fier, çfarë kishte ndodhur tri ditë para krimit

news image

Tri ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë në Patos, Manol Rrapaj kishte kallëzuar penalisht në Policinë e Fierit autorin Martin Skendaj dhe babanë e tij. 

Sipas kallëzimit të bërë, siguruar nga Panorama, Martin Skendaj dhe babai i tij kishin shkuar për të debatuar me Rrapajn, me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën.

Sipas informacioneve të Policisë, mësohet se Rrapaj, i cili mbeti i vdekur të enjten në dyert e Poliklinikës së Patosit, kishte thënë se në momentin kur ata kishin shkuar për t’u sqaruar, kishin pas me vete edhe mjete prerëse.

Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.

Pas kësaj ngjarjeje ndodh një tjetër më e rëndë. 22- vjeçari Martin Skendaj vrau me armë Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn në qendrën shëndetësore të Patosit, pas debatit me ta.

Rrapaj ishte i dashuri i motrës së Skendajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.

Kujtojmë që konfliktet mes dy familjeve ishin mjaft të shpeshta, kjo si pasojë e lidhjes së dashurisë mes dy të rinjve.

Viktima Manol Rrapaj nuk hiqte dorë nga lidhja me motrën e autorit Martin Skendaj. Ky i fundit mësohet se fajësonte viktimën se e motra ishte ndarë nga ish-bashkëshorti për shkak të lidhjes që kishte krijuar me të.