image Vrasja e deputetit britanik shpallet incident terrorist

Evropë

Vrasja e deputetit britanik shpallet incident terrorist

news image

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, David Amess ka vdekur dje pasi u ther me thikë njoftoi policia.

E për këtë është arrestuar një i dyshuar 25-vjeçar, që besohet se është britanik me prejardhje somaleze. Burimet i kanë thënë gazetës “The Guardian” se ai i ka të dhënat e njëjta me një person që më parë është referuar për programin zyrtar për ata që mendohet se janë në rrezik të radikalizimit.

Përmes një deklarate, policia metropolitane tha se koordinatori i lartë kombëtar për politikat anti-terrorizëm, Dean Haydon, e ka shpallur formalisht incidentin terrorizëm. Policia tha se hetimet fillestare tregojnë një motiv të mundshëm të lidhur me ekstremizmin islamik.

Sulmi ka ndodhur në kishën “Belfairs Methodist”. Amess e ka përfaqësuar Southend West që nga viti 1983.

Sipas raportimeve një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Ai është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

/GazetaSinjali/