Sonte, para objektit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, janë vendosur qirinj për të shprehur ngushëllime për 8-vjeçarin, Mateo Vasiu, i cili u vra nga fqinji i tij 38-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Ky aktivitet u organizua nga organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), e cila e vlerësoi këtë si një krim makabër që është kambanë për shqiptarët.
“Mateo Vasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8-vjeçar ishte bosh. Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një kambanë për tërë shoqërinë”, vlerësoi kjo organizatë.
Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim iu bashkua thirrjes “Drejtësi për Mateon”./GazetaSinjali/