image Vrasja e 23-vjeçarit/ Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit - Sinjali

Vrasja e 23-vjeçarit/ Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit

news image

Gjykata Themelore e Pejës u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim pesë të arrestuarve, që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 23-vjeçarit nga Malisheva, Fazli Hoxha.

Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar njëri nga mbrojtësit e të dyshuarve, avokati Gëzim Kollqaku.

Sinjali ka raportuar se të dyshuarit për vrasje të rëndë janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim GashiBasri Gashi dhe Bahri Gashi.

Motivi i vrasjes së 23-vjeçarit dhe plagosja e dy vëllezërve të tij

Sipas burimeve të Sinjalit, dy vëllezërit e të vrarit janë jashtë rrezikut për jetë. M.Hoxha u plagos me armë zjarri, derisa vëllai tjetër A.Hoxha pësoi lëndime nga sulmi me mjete të forta.

I riu që u vra të enjten, ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin