image Ekskluzive | I kërkuari nga gjykata arrestohet në Drenas – dërgohet në vuajtje të dënimit në Hajvali

Ekskluzive

Ekskluzive | I kërkuari nga gjykata arrestohet në Drenas – dërgohet në vuajtje të dënimit në Hajvali

news image

Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas, është arrestuar dje nga njësia e urdhëresave të Stacionit Policor në Drenas.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hamit Morinën, i cili ishte në kërkim për vuajtje të një dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 muaj e 15 ditësh.

Arrestimi i tij është bërë gjatë veprimeve operative të policisë për zbatimin e urdhëresës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Drenas.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/